Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta ku më të dendura vranësirat paraqiten sërish në zonat jugore, duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore në juglindje.

Orët e pasdites do të vijojnë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e herë pas-hershme të jenë të pranishme në të gjithë vendin. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehte në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 apo 3 ballë.

Artikulli paraprak“NUK PËRJASHTOHET AS DHUNA…”
Artikulli tjetërKOSOVA PJESËRISHT E LIRË; RUSIA NDËR SHKELËSIT MË TË MËDHENJ