Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent në vendin tonë edhe gjatë ditës së nesërme, për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme.

Më të dendura shirat paraqiten në veri – veriperëndim të territorit. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të territorit ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi. Parashikohet që shirat të mbeten prezent edhe gjatë natës ku në ekstremin verior do të jenë me intensitet mesatar. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat e mëngjesit, ndërsa mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohen dallgë 4 ballë.

Artikulli paraprakERDOGAN: GJERMANIA PARAJSA E TERRORISTËVE
Artikulli tjetërZHGËNJEJNË MANCHESTER UTD DHE INTER