Masat ajrore të ngrohta që vijnë nga oqeani Atlantik do të kushtëzojnë në vendin tonë mot me vranësira.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e vranësirave dhe shirave të lehtë në të gjithë territorin e vendin, por sërish më të përqendruara shirat do të jenë në zonat veriore dhe qendrore. Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.