Deri në mesditë, zonat jugore dhe qendrore do të dominohen nga kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat veriore-verilindore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë më tej kushtet atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të dominohet nga kthjellimet, por gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Artikulli paraprakTRASHËGIMTARI I SAMSUNG ARRESTOHET NË KORENË E JUGUT
Artikulli tjetërSITUATA NË MAQEDONI NUK ËSHTË DRAMATIKE