Kushtet qëndrueshme atmosferike do të mbeten prezent sërish në vendin tonë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese gjatë gjithë paradites.

Por në orët e pasdites do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore të territorit. Parashikohet që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të karakterizojnë kushtet e motit dhe gjatë natës. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë 2 gradë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi Jug-perëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 2- 3 ballë.