Deri në mesditë i gjithë territori i vendit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta, zonat më të nxehta do të jenë zonat e ulta.

Ndërsa në zonat malore verilindore – juglindore do të ketë herë pas here edhe vranësira të lehta e kalimtare. Parashikohet që e njëjta situatë e motit të vijojë edhe në orët e pasdites duke bërë që i gjithë vendi të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta të cilat do të jenë më të dukshme në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Për sa i përket parametrit të erës do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa deti do të jetë i qetë pa dallgë.