Orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit të vendit, përjashtuar zonat veriore të cilat do të kenë herë pas here kalime vranësirash të lehta.

Parashikohet që orët e pasdites duke përfshirë dhe natën të mbetemi në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare të jenë prezent në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë në vlerat e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.