Dita e enjte, do të karakterizohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të dominojë në pjesën më të madhe të territorit.

Përjashtuar zonat malore veriore – verilindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë vranësira kalimtare. Pjesa e dytë e ditës duke përfshirë edhe natën nuk do të ketë ndryshime të kushteve të motit duke bërë që moti të jetë kryesisht me kthjellimet dhe vranësira të lehta e kalimtare. Temperaturat e ajrit do të pësojnë serish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor, kjo do të bëjë që në det të ketë valëzim të lehtë.

Artikulli paraprakTERRORIZMI, 1.600 PERSONA TË LIDHUR ME ISIS NË GJERMANI
Artikulli tjetërUSHTRIA TURKE U LEJON OFICEREVE SHAMINË NË KOKË