Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të dominojnë territorin shqiptar deri në orët e mesditës kur priten zhvillim i vranësirave në zonat verilindore dhe juglindore duke rrezikuar shira të dobët, ndërsa zonat e ulta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta pothuajse në të gjithë territorin e vendit, përjashtuar zonat veriore – verilindore të cilat do të kenë vranësira dhe shira të izoluar. Gjatë natës kthjellimet do të jenë të pranishme në gjithë territorin. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të ndjeshme duke bërë që termometri të shënojë në rang territori, deri 31 gradë celsius. Era do të fryjë e lehtë në tokë por deri mesatare në det duke arritur gjatë pasdites, shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë dallgëzimi në det, do të ngjitet në 3 ballë.

Artikulli paraprakBRAZIL, PROKURORËT KËRKOJNË FORMALIZIMIN E AKUZAVE NDAJ ISH-PRESIDENTIT LULA
Artikulli tjetërBOSNJE, NË MOSTAR PROTESTA KUNDËR BURKËS