Zonat veriore dhe qendrore do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, ndërsa me vranësira dhe shira të dobët do të paraqitet moti në zonat jugore, në juglindje të vendit do të ketë reshje të pakta dëbore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet në ndikimin e motit të ftohtë në të gjithë vendin, ku më të ulta temperaturat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore të vendit. Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të ulëta në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Artikulli paraprakFBI:NE 2015 NE SHBA ISHIN SHTUAR KRIMET KUNDER MYSLIMANEVE
Artikulli tjetërEUROPA E MBETUR VETËM?