Bregdeti dhe zonat e ulëta do të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-hershme. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat jugore të vendit.

Po ashtu edhe orët e pasdites do të karakterizohen nga kushte të qëndrueshme atmosferike. duke bërë që kthjellimet të mbeten dominuese por nuk përjashtohen edhe kalime vranësirash të shpeshta nëpër territor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor duke bërë që në det të ketë dallgëzim të ulët.