
Vendi ynë do të përfshihet nga moti i keq me stuhi dhe reshje intensive të shiut përgjatë kësaj jave ndërsa ditën e diel pritet të nisin reshjet e para të borës në zonat e larta malore
Sipas sinoptikanëve duke nisur nga nata sotme dhe ditën e martë do ketë reshje intensive sidomos në veri dhe veriperëndim të vendit. Të mërkurën i gjithë vendi do përfshihet nga reshje me intensitet të lartë. Në Shkodër do ketë reshje me intesitet të lartë në qytet, ndërsa e enjtja do ketë më pak reshje. Në Shkodër pritet të bjerë rreth 250 mm po edhe Kukësi dhe pjesa tjetër e zonave të verilindjes pritet shi me intensitet shumë të lartë. Gjatë këtij episodi që do të zgjasë 1 javë do të tejkalohen kuotat mujore të nëntori sa i përket reshjeve.
Ndërkohë kryebashkiaku Benet Beci ka bërë me dije se ka mbledhur në një takim shtabin e mergjencave dhe nga komunikimi me të gjitha drejtoritë përgjegjëse dhe verifikimet në terren, konfirmohet se gatishmëria është maksimale .
“Mbajta sot një takim me strukturat e emergjencave të Bashkisë Shkodër, ku e pranishme ishte edhe Prefektja e Qarkut Shkodër, Holta Duda. Nga komunikimi me të gjitha drejtoritë përgjegjëse dhe verifikimet në terren, konfirmohet se gatishmëria është maksimale dhe situata po vlerësohet me seriozitet të plotë. Në gjithë territorin e bashkisë janë kryer ndërhyrje të vazhdueshme në pastrimin e kanaleve, kolektorëve dhe segmenteve të ndjeshme, me qëllim garantimin e funksionimit të sistemit të kullimit dhe parandalimin e problematikave të mundshme.
Jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me KESH, i cili po monitoron në mënyrë të pandërprerë situatën hidrometeorologjike, ndërsa operimi i kaskadës së Drinit po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të përcaktuara nga rregulloret në fuqi.
Veriu është më i rrezikuar nga përmbytjet, zonat qendrore, Kruja, Laçi, kryeqyteti ku do ketë rrebeshe de Vlora në jug ku nuk do mungojnë edhe përmbytje. Pritet që të shtunën në mbrëmje dhe të dielën në mëngjes të rikthehet bora në zonat malore. Të martën dhe të mërkurën i gjithë vendi do përfshihet nga stuhi të forta ere. Ditën e diel pritet një rënie e intensitet të erës por edhe rënie e temperaturave.






