Treguesit e Mirëqenies së Fëmijëve, Adoleshentëve dhe të Rinjve në Shqipëri raportojnë për përmirësim të të trajtimit të Kësaj kategorie në fusha dhe aspekte të ndryshme. Sipas INSTAT raporti i diplomimit nga 80.1 %ne vitin 2016 arriti në ne 84.6% ne 2019, dhe shkalla e punësimit për grupmoshën 15-17 nga 5.9% ne 2016 arriti ne 9.5% në 2019.

Arsimi shikohet me përparësi dhe nga prindërit të cilën thonë se prioritet për ta ka edukimi,trajnimi dhe mirëqënia e fëmijëve të tyre.

“Fëmija do kujdes. Prioriteti i një prindi është vetëm shkollimi. Përveç shkollës e kam çuar edhe në një shkollë private.”

Sipas INSTAT 27% në 2016 e të rinjve 15-24 vjeç të cilët nuk kanë marrë pjesë në asnjë trajnim dhe as duke ndjekur shkollën ndërsa në 2019 kjo shifër ka ardhur në ulje me 1.5 %. Megjithatë qytetarët e shikojnë arsimin edhe si një mënyrë për t’i mbajtur fëmijët larg fenomeneve negative.

“Po shkove në shkollë, nuk ke kohë të merresh me pisllëqe.”

Duket se në familjet shqiptare ka një frymë të fokusuar në edukimin e fëmijëve