Parkimet dyshe janë kthyer në një problem serioz gjatë këtyre ditëve me fluks të shtuar të lëvizjeve në qendër të qytetit. Nga vëzhgimi I bërë këtë të shtunë, vihet re një mungesë në masë e respektimit të rregullave te qarkullimit rrugor nga drejtues mjetesh, shqiptarë dhe të huaj.
Ndërkohë, kjo situatë sjellë krijimin e trafikut më të dendur në disa akse kryesore, ku fluksi I lëvizjeve është më I lartë.
Këta drejtues që i parkojnë keq makinat dhe bëhen shkak për bllokimin e rrugës ndëshkohen me gjobë nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë ose me largimin e mjetit me karrotrec, por pavarësisht masave të shumta administrative të vendosura nga policia, shkelja sërish është përsëritur.

Artikulli paraprakLEZHA FESTON “DITËN E SHTEGTARIT”
Artikulli tjetërARSID KRUJA LARGOHET NGA VLLAZNIA