Për shkak të bllokimit të rrugës nga parkimet dyshe qytetarët detyrohen të lëvizin ngjitur me automjetet, duke rrezikuar jetën e tyre. Ata shprehen se duhet më shumë ndërhyrje nga policia rrugore në mënyrë që një fenomen i tillë të reduktohet.

Edhe pse fenomeni i parkimeve dyshe është trajtuar shpesh herë në media ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve vijon të jetë i vogël.