Çështja e parkimit përreth stadiumit “Loro Boriçi” bëhet prezente edhe nga presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armando Duka.

Pas edhe një takimi me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi, kreu i FSHF bën me dije se bashkia dhe qeveria po përgatiten për shpronësime. Presidenti i FSHF Duka thotë se qëllimi është që të ketë sa më pak të pakënaqur nga prishja e ndonjë objekti përreth stadiumit ndërsa tregon se pas inspektimit nga UEFA do të ketë edhe një raport nga ana e tyre që pritet të jetë përfundimtar. Për presidentin Duka, stadiumi “Loro Boriçi” është thuajse i përfunduar. Stadiumin e Shkodrës, pas rikonstruksionit dhe ndërtimit të pjesshëm e vizitoi edhe kryeministri Edi Rama një ditë më parë.

Artikulli paraprakHEMODIALIZA NË SPITALIN E SHKODRËS ME STANDARTE EUROPIANE
Artikulli tjetërSONTE STARTON FESTIVALI I 54 I FËMIJËVE NË SHKODËR