Punimet për ndërtimin e parkut rekreativ pranë urës së Bunës, pjesë e projektit për transformimin e hyrjes së qytetit, vijojnë sipas planit dhe pritet të krijojnë një hapësirë moderne, të gjelbër dhe të aksesueshme për të gjithë
Parku shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 18 hektarësh dhe është konceptuar si një zonë multifunksionale për pushim, rekreacion dhe aktivitete në natyrë, duke u konsideruar si “mushkëri e re” për qytetin.
Pjesë e punimeve në këtë fazë është krasitja e pemëve si dhe më pas do të vijojë me sistemimin e territorit, ndërtimin e shtigjeve pedonale, hapësirave çlodhëse dhe ambienteve rekreative, në harmoni me mjedisin përreth.
I vendosur mes lumit Buna dhe rrugës kryesore hyrëse të qytetit, parku do të kombinojë zona të gjelbra me hapësira për pushim, kënde lojërash për fëmijë, zona sportive dhe ambiente për piknik.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar gjelbërimit, me ruajtjen e pemëve ekzistuese dhe pasurimin e parkut me bimësi të re, duke përfshirë pemë të larta, shkurre dhe bimë të ulëta, me synim krijimin e një hapësire të qëndrueshme dhe natyrale për komunitetin.
Sipas firmës kontraktuese punimet pritet të përfundojnë në fillim të vitit të ardhshëm

Artikulli paraprakM.MADHE PËRKUJTON 115-VJETORIN E KRYENGRITJES SË 1911-ËS
Artikulli tjetërPËRMIRËSIMI I INFRASTRUKTURES, PRIORITET UNISHK