
Pavarsisht se puna po vijon në disa drejtime parku rekreativë në hyrje të qytetit të Shkodrës nuk ka humbur gjallërinë. Çdo ditë me dhjetra qytetarë kalojnë orët të tëra në këtë zonë duke qëndruar kështu mes zhurmës dhe dëshirës për pushim.
Projektuar për të qënë mushkëria e qytetit punimet janë duke u zhvilluar në disa drejtime. Qytetarët kërkojnë që punimet të ecin me ritëm më të lartë me synim që kjo zonë të bëhet e aksesueshme për të gjithë.
Vizitueshmëria e lartë e kësaj zone në këtë fazë tregon nevojën që qytetarët presin për një rehabilitim të plotë të kësaj hapësire publike.


