Parlamenti i Ukrainës ka votuar këtë të diel zgjatjen e ligjit ushtarak edhe për 90 ditë të tjera. Më konkretisht, ligji është zgjatur deri më 23 gusht. Kjo rezolutë është votuar me 320 vota, është shprehur Vrekhovna Rada, ndërsa në total kanë qenë të pranishëm 450 anëtarë. Tashmë Presidenti Volodymyr Zelensky do të nënshkruaj ligjin që pritet të hy në fuqi së shpejti.

Kujtojmë se Rusia i ka përqendruar sulmet e saj në Lindje të vendit, më saktësisht në Rajonin e Donbasit, që u bë dhe pretekst i luftës. Presidenti Zelensky ka deklaruar se ky rajon është shkatërruar plotësisht nga rusët, duke shtuar se trupat e tyre po rezistojnë që të mos dorëzojnë territore.

Nga ana tjetër, një qytet që ka qenë nën fokusin rus që prej fillimit të pushtimit ka qenë Mariupol. Qyteti port, tashmë është marrë nga forcat armike dhe kontrollohet prej tyre. Në mediat online është parë se si janë kryer evakuimet e ushtarëve që ndodheshin të strehuar brenda fabrikës së çelikut, e madje, sipas raportimeve disa prej tyre janë ekzekutuar.