Deputetët e opozitës gjuajtën sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli urdhëroi ndërprerje të seancësderi në krijimin e kushteve për rifillimin e seancës Kosova press thotë se Glauk Konjufca ka gjuajtur gazin lotsjellës.

 Pas hedhjes së gazit lotsjellës kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka urdhëruar që të gjithë të dalin jashtë sallës.Mësohet se deputetët e opozitës kanë tentuar të dalin te foltorja por janë  bllokuar nga sigurimi.Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e pranoi se ai personalisht hodhi gaz në seancën e Kuvendit të Kosovës.Ai tha se veprimet e opozitës kanë prapavijë të qartë politikë dhe se nuk janë të drejtuara ndaj individëve.