Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës janë bërë bashkë si rrallëherë në seancën e sotme plenare, me kryeparlamentaren Elisa Spiropali që kërkoi një minutë heshtje në nderim të ish-deputetit Andis Harasani që ndërroi jetë dje.

Në fjalën hapëse,Spiropali e cilësoi Harasanin si një parlamentar aktiv dhe të përkushtuar.

Andis Harasani u zgjodh dy herë deputet, në 200-ën dhe më pas në 2009-ën ndërsa u largua nga politika në vitin 2013. Më pas ai jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij.

Përpara zgjedhjes së deputet, ai ka shërbyer si drejtor i KESH-it nga shtatori 2002 deri në korrik 2005-ës.

Artikulli paraprakVUÇIÇ: SITUATA E SIGURISË NË BALLKAN ËSHTË SERIOZISHT E LËKUNDUR
Artikulli tjetërPRESIDENTI I FEDERATËS ZVICERANE, DOMINIQUE BLANC VIZITON “SHTËPINË E FUTBOLLIT”