
Seanca parlamentare u ndërpre pas tensioneve të krijuara na sallë, mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Opozita ka deklaruar herë pas herë përfshirjen e ministrit në aferra korruptive, dhe në seancë ata nuk e kanë lejuar të flasë, çka e detyroi drejtuesen e seancës Valentina Leskaj të ndërpresë punimet për 5 minuta pushim. Ndërkohë, duke marrë fjalën, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u është përgjigjur akuzave. Deputeti socialist Taulant Balla e ka cilësuar si një incident tejet të rëndë atë që ndodhi, duke iu referuar goditjes, sipas tij, të kreut të grupit të PD ndaj ministrit të Shëndetësisë.


