Kuvendi voton Denar Bibën për kryetar të KQZ

Kuvendi ka votuar me 73 vota pro kandidaturën e Denar Bibës për Kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Për kandidaturën e Bibës votuan 73 deputetë pro, 9 kundër dhe 7 abstenim. Kandidatura e Denar Bibës votua edhe nga deputetët e opozitës, të cilët më herët kishin përjashtuar nga votimi kandidaturën e Lefterie Luzit. Bashkë me Denar Bibën ishte edhe kandidatura e Koli Beles, i cili mori 22 vota pro, 43 kundër dhe 21 abstenim.

Artikulli paraprakKLP-KLGJ,LIGJIT I SHTOHEN 104 AMENDAMENTE,PD I KUNDERSHTON
Artikulli tjetërMIRATOHET NE KUVEND PROJKETLIGJI PER ORGANET E DREJTESISE.PRO 87 VOTA,OPOZITA LARGOHET