
Ndërhyrja për rehabilitmin e disa lulishtave në qytetin e Shkodrës po ndikon pozitivisht tek qytetarët, të cilët po i shfrytëzojnë gjatë këtyre ditëve të nxehta që kanë përfshirë vendin tonë.
Sipas qytetarëve këto hapësira të gjelbërta po ofrojnë freski dhe mundësi rekracioni për fëmijët, dhe mjedis çlodhës për moshën e tretë, larg temperaturave të larta.
Mjekët apelojnë drejt qytetareve që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve ku temperaturat kanë shkuar deri në 40 gradë.
Bluzat e bardha rekomandojnë shmangien e lëvizjeve gjatë orëve të pikut, konsumin e lëngjeve si dhe frekuentimin e hapësirave të gjelbërta dhe parqeve.






