Ka nisur këtë të hënë në Shkodër faza tjetër e aksionit për lirimin e hapësirave publike, pas përfundimit të afatit 5 ditor të dhënë për lirimin vullnetar nga subjektet që kanë zënë trotuaret në mënyrë të paligjshme. Strukturat e bashkisë Shkodër kanë ndërhyrë sot në zonën nga Parruca drejt Xhabijes. Një pjesë e mirë e bizneseve i kanë hequr vullnetarisht hapësirat e zëna me pode dhe struktura metalike, megjithatë struktuat e Bashkisë Shkodër kanë bëre sot edhe pastrimin e elementëve që janë lënë nga bizneset duke pastruar hapësirën për këmbësorët në trotuaret e kësaj rruge në qendër të qytetit.

Aksioni do të vijojë edhe në rrugët dhe hapësirat e tjera të qytetit, sipas nje plani pune të hartuar nga Policia Bashkiake që përfshin trotuaret në rrugët kryesore të qytetit, pjesën e pedonaleve dhe hapësirat e gjelbra që janë zënë nga subjekte biznesi duke zënë hapësirat e qytetarëve.

Artikulli paraprakQYTETARËT PËR AKSIONIN: NUK KISHIM KU TË KALONIM
Artikulli tjetërPENGESË PËR ZJARRFIKËSEN, SHEMBEN MURE RRETHUESE