Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për turin në disa qytete në Shqipëri të Astrit Patozit dhe të përjashtuarve të tjerë dhe paralajmërimin për formimin e një partie të re.

Basha u shpreh se nuk është kryetari i PD, ai që duhet të shqyrtojë propozimet e anëtarëve, referuar deklaratave të Patozit, por Kuvendi i PD që do të mblidhet në pranverë. Basha u shpreh se nuk do të ketë negociata personale, por cdo kusht që është kundër Ramës të bashkohet me opozitën.

Deklaratat Basha i bëri teksa denoncoi heqjen e 100 licencave për biznesin riciklues, ai akuzoi se “është bërë për llogari të inceneratorëvë të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt”.

Deklarata e plotë e Bashës

PD sapo ka përfunduar procesin e analizës dhe do të riorganizohet, është e drejta e çdokujt për të bërë zgjedhjen e tij politike. Pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar, janë preteks, nuk është kryetari ai që i shqyrton, por janë forumet, pasi kryetari vetë propozon dhe ka vizionin e tij.

Cdo ditë është i shtuar dhe do të vijojë që të ketë hapësirë për të fuqizuar PD dhe aksionin politik. Sulmet ndaj kryetarit dhe PD nuk janë ide politike dhe nuk u shërbejnë qytetarëve që përballen me krimin dhe drogën. PD ka luftuar kundër krimit dhe drogës dhe kjo është një kauzë që duhet t’i bashkojë të gjithë.

I bëj ftesë cdo kujt, që bashkohet rreth këtyre vlerave, lufta kundër krimit, dekriminalizimit dhe të distancomi nga personat me rekorde kriminale, i ftoj të bashkohen rreth këtyre vlerave në një proces të hapur, modern dhe evropian, ku PD do të ndërtojë alternativën për transformimin e madh politik.

Në pranverë do të mblidhet Kuvendi kombëtar, dhe gjatë këtij procesi çdo kush do të ketë hapësirën për propozime.

Por si do e bashkoni ju, kjo është përgjegjësi e juaj?
Cdo demokrat nuk pret që të jetë proces negociatash personale, por krijimi i një hapësire, ku cdo kusht që ndanë këto vlera, pavarësisht se ka 27 vite që kontribuon apo vjen për herë të parë. Unë vetë e kam shpallur vizion tij, kjo është një parti e anëtarëve, jo kryetarit, n/kryetarit apo ish-ëve.

Cdo kush që ka propozime ti parashutojë në Kuvend, kjo është ftesa që unë kam për të gjithë.

Artikulli paraprakFRANCA U REFUZOI AZILIN, RIATDHESOHEN VULLNETARISHT 178 SHTETAS SHQIPTARË
Artikulli tjetërAKSIDENT NE AKSIN SHKODËR-LEZHË