PD: QYTETARËT E DINË SË KUSH VENDOSI FLAMUJT NË SHKODËR. Ne, Partia Demoratike Shkoder duke e ndjere si nje detyrë morale, jemi ketu ne kte komunikate per shtyp per te sqaruar mbare opinionin publik per te hedhur poshte nje here e mire akuzat e paverteta e qesharake qe PS – ja po ben ndaj kandidatëve tonë dhe Partise Demokratike. Ju rikujtojme qe jemi ne PD –ja qe kemi denoncuar disa here rradhazi shkeljet ligjore ne vazhdimesi nga ana e Partise Socialiste, duke u bere thirrje atyre qe te respektojne ligjin ne te mire të fushatës elektorale e të proçesit zgjedhor, por ju ne vazhdimesi keni shkelur dhe vazhdoni te shkelni cdo dite Kodin Zgjedhor .

Meqe keni nje memorie te shkurter, po ju rikujtojme qe : qytetarët shkodranë e dinë më mirë se askush se si brenda natës u mbushën sheshet dhe rrugët e Shkodrës me flamujt e Partisë Socialiste , apo “sic u shprehet ju me flamujt qe varen si rroba ne tel”. Nuk jemi ne, Partia Demokratike, e cila vendos postera dhe flamuj në institucione të arsimit. Jemi ne ato qe kemi kerkuar qe te qendrohet larg politizimit te sistemit arsimor dhe perdorimit te objekteve arsimore për zyra elektorale dhe propagandë politike. Ndaj persa i perket akuzave per hyrjen me force nga eksponente te PD per takim elektoral ne ambjentet e shkolles “Osman Llampiri “ ne Shtojin e Ri me 14 maj , 17 :00, bejme me dije qe ishin vete banoret e asaj zone te cilet te deshperuar per kushtet e mjerueshme ne te cilat zhvillonin mesimin femijet e tyre ftuan kanditaten Ademi qe te shikonte nga afer gjendjen e shkolles. Po e njejta situate ka ndodhur dhe ne shkollen Lazer Kabashi ne Komunen Hajmel me 20 Maj. Gjithashtu theksojme qe ne asnje moment PD –ja nuk ka synuar te perdor asnje objekt arsimor per takim electoral. Drejtoresha e shkolles te nesermen ka synuar te pengoje zhvillimin e mesimit duke pretenduar qe PD – ja ka perdorur ambjentet e shkolles per takime elektorale. Akuze e cila eshte hedhur poshte nga vete banoret e zones aty, ata kane protestuar ndaj qendrimit te drejtoreshes duke zbuluar theniet e paverteta te saj si dhe duke kerkuar vazhdimin e rregullt te procesit mesimor. Eshte vete Drejtoresha e Drejtorise Arsimore Shkoder qe po ben militanten e Partise Socialiste dhe po luan me dy standarte. Ngjarja e djeshme, ku policia e shtetit, per arsye politike nderhyri dhe rrezikoi jeten e aktivistit te Partise demokratike, vellait te kandidatit te PD per Bashkine Vau Dejes, tregon qe ju, se bashku me shtetin policor, nuk keni ndermend te ndaleni perpara asgjeje deri me 21 qershor, diten kur populli i Shkodres do ju tregoje vendin. Ne po deshmojme cdo dite me qendrimin tone se nuk frikesohemi nga sjellje tuaja antiligjore. PD – ja dhe kandidatet tone do vazhdojme te bejme nje fushate te bazuar ne ligj deri ne fitoren e sigurte.

Artikulli paraprakKETI BAZHDARI MERR MBËSHTETJEN E BANORËVE NË VELIPOJE
Artikulli tjetërBEQAJ DHE BECI NË DAJÇ, MBËSHTESIN KETI BAZHDARIN