Kryesia e Partisë Demokratike te Shkodrës nen drejtimin e Kryetarit Ramiz Çobaj ka zhvilluar mbledhjen e parë për 2017-ën duke ndezur motorët per fushaten e zgjedhjeve parlamentare per 2017-en.

Nje fakt i tille eshte pohuar nga vete kryetari Cobaj i cili ka deklaruar se PD tashme eshte ne fushate. Nga ana tjeter, Çobaj, ka informuar anetaret e kryesise se PD-se edhe ne lidhje me hapjen e procesit te kandidaturave per deputet ne kete subjekt politike.

Nderkohe Çobaj, hodhi poshte cdo alibi qe PD nuk do te marre pjese ne zgjedhje. PD tashme ka nisur punen per zgjedhjet e 2017-es, edhe pse na ndajne ende 5 muaj nga kjo date ku shqiptaret do te zgjedhin me vote se kush do ti drejtoje per 4 vitet e ardhshme .