
Partia Demokratike ka lajmëruar se Departamenti amerikan i Shtetit ka hequr non gratën për Sali Berishën, të shpallur 5 vite më parë, nga ish-sekretari i shtetit, Antony Blinken. Sipas mediave, ky vendim i është komunikuar Berishës në një bisedë telefonike 15 minutëshe nga e ngarkuara me punë e SHB-ve Nany Van Horn.
Nga Departamenti amerikan i Shtetit nuk ka asnjë komunikim zyrtar, dhe as nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.
Sali Berisha u pyet nga gazetarët sapo mbërriti në oborrin e Kuvendit, mbi këtë lajm, por teksa parakaloi i buzëqeshur pranë tyre, nuk bëri asnjë koment.
Kur hyri në sallën e Kuvendit, të tijët e pritën me duartrokitje. Berisha zgjodhi foltoren e Kuvendit për të thënë fjalën: Unë erdha, u krye!
Zyra e shtypit të PD-së, i dha formë kur dërgoi një njoftim, me specifikimin se fjala e Berishës, u krye, kishte të bënte me heqjen e non gratës






