Ilir Meta ka denoncuar sot se Qeveria shqiptare i ka dhënë mundësi kompanive të inceneratorëve që të marrin kredi në banka të ndryshme duke lënë kolateral pronat publike, duke përfshirë edhe rrugët dhe sheshet. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se kjo është bërë një grupi i strukturuar kriminal me në krye Edi Ramen.

“Pasi pamë që miliona euro nga qytetarët shqiptarë për llogari të këtij grupi të strukturuar kriminal. Të moshuar që jetojnë në azile, barinj në Greqi, firmat e të cilëve janë falsifikuar për të rrëmbyer kjo organizatë kriminale miliona euro, pasi pamë që edhe fondet e AZHBR që duhet të shkojnë në bujqësi kanë përfunduar në duart e kësaj organizate kriminale, sot do të tregojmë se si Qeveria shqiptare, me kokën e grupit kriminal Edi Rama, edhe pronat publike që janë lënë peng në bankat e ndryshme këtu për paratë që shkojnë përtej detit dhe më larg”, tha Meta.

Ndërsa Briseida Shehaj, anëtare e Partisë së Lirisë, ka thënë se Inceneratori i Tiranës ka marrë kredi 16 mln euro duke lënë peng pronat publike.

“Neni 5/2/2 e kontratës koncesionare me Inceneratorin e Tiranës e thotë qartë se kompania ka të drejtë të lënë garanci, peng, kolateral për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë. Nga kjo faqe numër 19 në kontratë nis gjithçka. Kompania e Tiranës ka marrë gjithsesj 8 kredi, rreth 16 mln dollarë. Ka marrë kredi për fond për pagat Inceneratori i Tiranës rreth 250 mijë euro edhe kur nuk punonte”, tha Shehaj.

Artikulli paraprakBESIMTARËT BEKTASHINJ KREMTOJNË DITËN E ASHURES, KRYEGJYSHI EDMOND BRAHIMAJ: TË HAPIM ZEMRAT TONA E TË JETOJMË NË PAQE
Artikulli tjetërBORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA, UL ME KATËR LEKË NAFTËN