Partia e personave me aftësi të kufizuar është shprehur e zhgënjyer nga koalicioni me Partinë Socialiste që qeveris vendin bashkë me LSI-në. Në Shkodër në një takim ishte kreu i kësaj force politike Afrim Jeshili.

Kreu i partisë për personat me aftësi të kufizuar prezantoi si kryetare të force politike në Shkodër Xhina Ndoun që njëkohësisht mban edhe pozicionin e drejtueses të shoqatave për degën e Shkodrës të kësaj shtrese. Vetë prindërit e personave me aftësi të kufizuar në Shkodër shprehen disa prej shqetësimeve të tyre. Edhe pse kanë kërkuar shpesh herë, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të jenë në një situatë të vështirë ndaj të cilëve nuk respektohen shumë prej të drejtave që ata kanë.