Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç tha sot në konferencën për media me rastin e 100 ditëve të para të qeverisë se nuk e di nëse qeveria do t’i mbijetojë 19 gushtit, por se e di se politikisht ata që iniciuan procedurën për votimin e mocionit të mosbesimit nuk do t’i mbijetojë.

“Një pjesë e njerëzve që e nisën procedurën dhe një pjesë e strukturave që e nisin atë procedurë, gjoja duke u fshehur pas Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, sigurisht që nuk do të mbijetojnë politikisht, qoftë kjo më 19 gusht, në zgjedhje apo në zgjedhjet lokale në Podgoricë, një pjesë e atyre strukturave me siguri nuk do të mbijetojnë”, ka thënë Abazoviç.

Ai shtoi se dyshon se ata që duan ta zëvendësojnë Qeverinë kanë 41 vota në Parlament.

Artikulli paraprakCOVID-19 NË SHQIPËRI/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 776 RASTE TË REJA, 3 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërKURTI DHE VUÇIÇ PRANOJNË FTESËN E BORRELLIT, JA KUR DO TË JETË TAKIMI PËR BISEDIMET NË BRUKSEL