
Mjaft interesante pritet të jetë gara dhe për partitë dhe koalicionet e tjera në qarkun Shkodër. Partia Social Demokrate e drejtuar nga Tom Doshi ka regjistruar listën e kandidatëve ku ai vetë, kryeson listën në qarkun e Shkodrës. Pjesë e listës janë dhe deputetët aktual Meri Markiçi dhe Gledis Çeliku ndërsa bie në sy në këtë listë dhe ish drejtuesi I komunës Bërdicë Besnik Brahimi.
Me interes është pritur lista e koalicionit Euroatlantik në Shkodër ku bëjnë pjesë shumë emra të ish Partisë Demokratike duke filluar nga ish drejtuesit e kësaj force politike në Shkodër ndër vite si Xhevdet Amuli, Ramiz Çobaj por dhe personazhe të njohur të PD në Shkodër si Arben Gjuraj, Anton Kokaj apo Valbona Lishi.
Edhe koalicioni Mundësia i Agron Shehajt përfaqësohet në Shkodër me një listë 11 emërore e kryesuar nga Elvis Deda.
Koalicioni Nisma i Adriatik Lapaj ka regjistruar 15 kandidatë në qarkun Shkodër ku mund të përmendim emrin e aktivistit Amel Përvizi.
Edhe mes partive “ të treta” pritet një garë e fortë ndërsa në ditët në vijim pritet që të bëhet dhe prezantimi nga drejtuesit e koalicioneve.