PREJ 2 JAVËSH KANË NISUR DISKUTIMET, RAMA DO TË “PAGËZOJË” KANDIDATIN. Partia Socialiste ka nisur prej dy javësh organizimin për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Sipas burimeve brenda PS, bëhet e ditur se me udhëzim të kryetarit të PS-së dhe kryeministrit Edi Rama, fushata ka nisur duke ju përmbajtur plotësisht ndarjes së re territoriale të miratuar nga mazhoranca. Kështu prej dy javësh, PS ka dërguar një shkresë zyrtare për strukturat socialiste në rrethe në të cilën udhëzon që përgatitjet në zgjedhjet lokale të nisin nga njësia më e vogël administrative sipas hartës së re. Kështu sipas burimeve në selinë rozë, mësohet se që pas shpërndarjes së udhëzimit në të gjitha qarqet e vendit ka nisur organizimi në njësitë më të vogla, të cilat sipas ndarjes së re janë lagjet. Në ligjin e ndarjes së re territoriale, thuhet shprehimisht se “Qytetet mund të ndahen në njësi më të vogla që quhen lagje dhe një lagje mund të krijohet vetëm në territore me mbi 20 mijë banorë”. Megjithate, duket qarte se kjo ndarje lidhet me ndarjen e re administrative ne te gjithe vendin duke perfshire edhe Shkodren ne te cilen pak e nga pak duket se po kristalizohen edhe emra konkret, edhe pse brenda nje paqrtesie te plote jo vetem per mediat por edhe per anetaret dhe simpatizantet me te vjeter te kesaj force politike ne Shkoder. Burime prane Partise Socialiste, bejne me dije se pritet qe ne Shkoder per te zgjedhur emrin e kandidatit per te majten do te jete vete kryeministri qe do ta beje publik gjate nje vizite e cila pritet te zhvillohet se shpejti ne Shkoder.

Artikulli paraprakE DJATHTA, BERISHA APO BASHA DO TË VENDOSIN ?!
Artikulli tjetërRIKTHIMI I MASKAVE, QYTETARËT NDJEHEN TË PASIGURT