LDSH – Lëvizja për Drejtësi e Shqiptareve ne bashkëpunim me Partine Popullore Kristian Demokrate kane realizuar një proteste paqësore ne sheshin Luigj Gurakuqi ne Shkodër me mesazhin:”Politika 25 vjeçare u kalb, Populli në Pushtet!.

Kryetaret e te dy partive u kane bere thirrje popullit shkodran te mblidhen te gjithë bashke për ti thëne jo padrejtësis qe çdo dite u bën qeveria. Lëvizja për Drejtësi e Shqiptareve nënvizon se kjo revolte është një proteste politike e Popullit, pasi edhe pse kane kaluar 25 vite demokraci kjo periudhe është karakterizuar me premtime boshe dhe mashtrime ndaj ka ardhur ora e popullit të vendos për fatet e tij ,tubime te tilla sipas drejtuesve vine ne kuader te festave te shenuara te nentorit siç ajo e pavaresise se Shqiperise.Mesazhi i këtyre dy partive është për të gjithë duke mos mbajtur asnjë shpresë tek e vetëquajtura klasë politike e këtyre 25 viteve!

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI, OPOZITA: TË MOS KAPET NGA POLITIKA
Artikulli tjetërHIPOTEKA, QYTETARËT ANKOHEN NË INFO PLUS