
Emocionet e ndeshjes Partizani – Kukësi kanë nisur të ndjehen në kryeqytet aty ku stërviten të dy këto ekipe.
Kukësi nuk ka asnjë humbje në këtë sezon por mesfushori i partizanit Ylber Ramadani lëshon sfidën: “Kukësi do të thyhet” Traineri i Kukësit Ernest Gjoka e ka bërë gati strategjinë për tu përballur me të kuqtë. Nuk i tregon sekretet, por thotë se i di pikat e dobëta të Partizanit. Sfida për të është me trajnerin rival, Sulejman Starovën. Do të luhet në Elbasan Arena dhe Partizanit do ti kthehen tifozët në stadium. Klubi ka paguar 1 milionë lekë të reja duke e shlyer kështu me gjobë, ndëshkimin që sanksiononte ndalimin e spektatorëve edhe për dy ndeshje të tjera.






