Vllaznia nuk ia ka dalë që të marrë pikë në Tiranë përballë Partizanit duke humbur ndeshjen e tretë radhazi.

Të kuqtë vazhdojnë ëndrrën e tyre për titullin kampion teksa Vllaznisë i shënuan 3 gola në “Qemal Stafa”. 2 prej tyre i realizoi shkodrani i Partizanit Xhevahir Sukaj i cili nuk zgjodhi të festojë teksa ndëshkonte ish-skuadrën e tij. Pjesa e parë flet më shumë për kryeqytetasit por kuqeblutë mbrohen mirë dhe shfrytëzojnë kundërsulmin. Pas disa tentativave të Partizanit, Shtubina në minutën e 36’ mund të surprizojë por goditja e tij pritet nga portieri Hoxha. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0. Në pjesën e dytë të kuqtë realizojnë në 20 minutat e para duke shuar shpresën për të marrë një barazim. Është minuta e 60’ kur në një sulm të Partizani Sukaj merr një asist dhe me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë golin e parë duke i dhënë avantazhin Partizanit. Kaq mjafton dhe të kuqtë jo vetëm mbajnë epërsinë por edhe dominojnë lojën në fundin e pjesës së dytë. Kuqeblutë nuk kanë forcën e duhur për të reaguar ndërsa Partizani shkon i sigurtë drejt fitores. Fundi i lojës është delir për Partizanin dhe vuajtje për Vllazninë. Është minuta e 87’ kur Fili merr një top që vjen nga këndi dhe nga e majta e portierit të Vllaznisë dyfishon shifrat duke realizuar golin e sigurisë për ekipin e tij. Kur pritej vërshëllima e fundit në minutën e 90’ fare thjeshtë Sukaj tregohet më i shpejtë se mbrojtja dhe godet me kokë duke shënuar golin e tretë për Partizanin dhe të dytin personal. Me këtë fitore të kuqtë janë vetëm 2 pikë larg Skenderbeut të vendit të parë ndërsa Vllaznia vijon të mbajë distancën në fundin e tabelës duke qenë 1 pikë larg Flamurtarit dhe 4 pikë larg Bylisit që barazoi 1-1 me Tiranën. Javën e ardhshme shkodranët presin Flamurtarin një sfidë që vendos shumë për vazhdimësinë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLIQENI I SHKODRËS PERLA E NATYRËS, POR ÇFARË KA BRËNDA TIJ
Artikulli tjetërOSJA: RRITJE FLUKSI NGA QYTETARËT PËR KARTAT E SHËNDETIT