Në javën e 35 të Kampionatit Shqiptarë Vllaznia do të ketë një përballje të vështirë me kryesuesit e tabeslës ekipin e Partizanit. Diferenca e ngushtë prej dy pikësh i jep të drejtë kuqebluve të ëndërrojnë. Në prag të kësaj përballjeje trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç thekson se ekipi se njeh forcën e kundërshtarit por sërisht ekipi I tijë do të futet në fushë vetëm për të fituar.

Kreu i pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç thekson se për shkak të punës së bërë ekipi i Partizanit e meriton kreun por edhe ne kemi punuar shumë prandaj mendoj se dueli do të jetë i balancuar.

Njësoj si trajneri edhe futbollisti i Vllaznisë Eni Imami shprehet se përballja e nesërme ndaj Partizanit është vendimtare për ekipin.

Përballja Partizani-Vllaznia do të luhet me 21 maj në orën 17:00 në stadiumin Selman Stërmasi në Tiranë.