Partizani-Vllaznia cilësohet si përballja më e rëndësishme e kësaj jave pasi në fushë kundër njëra-tjetrës janë dy ekipe që rivalizojnë për titullin kampion. Në prag të kësaj ndeshje trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç thotë se nuk kemi frikë as nga Partizani dhe nga asnjë ekip tjetër dhe se lojtarët do të jenë të lirë në këtë sfidë ndaj të kuqve.

I pyetur nëse është një moment kyç kjo përballje me Partizanin duke qenë se Vllaznia kryeson me 9 pikë diferencë, trajneri Brdariç e sheh këtë përballje si gjitha ndeshjet e tjera.

Titulli kampion për momentin mbetet një ëndërr e bukur thotë trajneri Brdariç për gjithë ata që e mendojnë por skuadra duhet të qëndrojë me këmbë në tokë shprehet tekniku i kuqebluve duke mos dashur që të flasë për këtë çështje.

Vllaznia vjen në këtë përballje pas barazimit me Kastriotin ndërsa Partizani është i etur për një fitore ndaj kuqebluve për të ngushtuar diferencën ndaj ekipit shkodran që kryeson kampionatin. Kjo përballje vendos jo pak për të ardhmen e secilës skuadër në këtë sezon.