Vllaznia do të luajë të hënën kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Qatip Osmani do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv në kryeqytet për të përmbysur edhe situatën e zymtë që ka kapluar ekipin. Tashmë, futbollistët shkodranë kanë zbritur në fushë prej pak ditësh, duke vijuar përgatitjet për këtë takim. Atmosfera në ekip duket disi më pozitive me ardhjen e trajnerit Osmani. Megjithatë, verdiktin përfundimtar do ta tregojë fusha e blertë. Fakti që do të luhet në një fushë sintetike, ka bërë që stafi i Vllaznisë ta spostojë stërvitjen në fushën “Reshit Rusi” për t’iu përshtatur në njëfarë mënyre terrenit.

Nga ana tjetër, Vllaznia është në pritje të rikthimit të disa futbollistëve të dëmtuar dhe nga java në javë, sytë janë të përqëndruar tek infermieria me shpresë se ndonjëri prej tyre mund të bëhet gati për të luajtur. Në fakt, kuptohet që fokusi kryesor është përqëndruar tek mbrojtësit e krahut të majtë, pozicion i cili prej javësh ka mbetur bosh për shkak të dëmtimit të Hakajt, Asanit dhe Spahijës.

Megjithatë, ditët e fundit me ekipin në stërvitje është bashkuar edhe Esin Hakaj, teksa sigurisht që, stafi teknik do të dëshironte ta kishte në fushë këtë futbollist që të hënën për ndeshjen ndaj Partizanit. Numri 23 i kuqebluve po stërvitet me skuadrën, por në ndeshjen e rradhës duket se do ta nisë nga stoli, pasi aktivizimi si titullar duket pothuajse i pamundur. Hakaj ka kohë që nuk stërvitet rregullisht për shkak të një dëmtimi që e ka shqetësuar në pulpë dhe prandaj i duhet kohë të kapë ritmin e humbur.

 

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, DISA ZONA PA ENERGJI ELEKTRIKE NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, BASHKIA SHKODËR: QYTETARËT TË SHMANGIN LËVIZJET E PANEVOJSHME