Maqedoni – Sërish porosi “Vdekje për shqiptarët” në Manastir

 

Kur nuk ka kaluar as një javë nga dhunimi i Shtëpisë së Alfabetit, në Manastir janë paraqitur pllakata të tjera me mbishkrime raciste dhe urrejtje antishqiptare si “Vdekje për shqiptarët” dhe “Stop shqiptarizimit të Maqedonisë”. Mbishkrimet janë vendosur te Drejtoria e parkut nacional “Pelisteri”. Pllakatat e vendosura janë të njëjta me ato që u vendosën më 22 nëntor te Shtëpia e Alfabetit, në përvjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, kur edhe u demolua Shtëpia Muze. Provokime të tilla ndodhin vazhdimisht në prag të zgjedhjeve te Muzeu i Alfabetit. Për shkak se autorët nuk zbulohen asnjëherë nga policia, shumë analistë supozojnë se pas këtyre demolimeve qëndrojnë partitë në pushtet, të cilat mënyrën më të lehtë e për të fituar zgjedhjet e kanë nxitjen e urrejtjes ndëretnike. Për këtë arsye, analistët apelojnë që shqiptarët të votojnë kundër partisë në pushtet, sepse vetëm në atë mënyrë mund të ndalen këto lloj provokimesh.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSULMOHET KONSULLATA E TURQISE NE PRIZREN.MPJ:AKT VANDAL
Artikulli tjetërKAPEN 118 KG MARIJUANE,NE PRANGA TRE FEMRA