Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë. Ky shërbim ishte një kërkesë e vazhdueshme nga ana e studentëve dhe është realizuar me iniciativën e kryetarit të bashkisë, Benet Beci.

Drejtoresha e Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve, Sindis Kopliku, theksoi se menuja është javore dhe është hartuar në konsultim me vetë studentët.

Ajo shtoi se ky shërbim ka qenë një kërkesë e përsëritur nga studentët, gjë që është reflektuar edhe në konsultimet për Kartën e Studentit.

Mensa studentore, pranë konviktit, plotëson tashmë të gjithë parametrat optimalë, duke ofruar cilësi dhe kushte higjieno-sanitare të standardizuara. Përveç studentëve, ajo do të jetë e hapur edhe për qytetarët e Shkodrës, duke krijuar një mundësi të re për një shërbim ushqimor me kosto të ulët dhe standarde të larta.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“GJITHMONË ME GURAKUQIN”
Artikulli tjetërNDIHMA NË PRAG TË MUAJIT TË RAMAZANIT