Luçe Daka, mësuesja e cila për 39 vite shërbeu në shkollën “Nikollë Zagoriani” rrëfen disa prej momenteve më specifike që ka përjetuar në gjithë këto vite të mësimdhënies.

Mësuesja thotë se dy herë i ka ardhur emri për t’u emëruar si drejtore e shkollës por nuk ka pranuar për t’u mos u politizuar . Mësuesja Luçe Daka që i dha lamtumirën profesionit të saj thotë se para 39 vitesh pjesa më e madhe e zonës së Velipojës ka qenë e pa arsimuar. Momentin më të vështirë rrëfen 1997, marsin e para 20 viteve kur ngado fluturonin plumba automatiku. Në fund mësuesja Luçe Daka ka edhe një mesazh të fortë. Nuk preferoi asnjëherë që të transferohej në shkolla të tjera edhe pse e ka patur mundësinë dhe mësuesja Luçe Daka zgjodhi që të gjithë jetën e saj në arsim ta kalojë në shkollën e Velipojës duke kontribuar për atë zonë për 39 vite me radhë.

Artikulli paraprakDËMSHPËRBLIMET, DRANGU: SHOW POLITIK PËR ZGJEDHJE
Artikulli tjetër7-8 MARSI NË BASHKINË MALËSI E MADHE