Vllaznia kthehet tek fitorja pas 4 humbjeve radhazi në Superligë dhe lë momentalisht vendin e fundit në renditje.

Shkodranët kanë fituar 4-0 përballë Flamurtarit, skuadër e cila erdhi me 9 mungesa për shkak të kartonëve, dënimeve dhe dëmtimeve. Vllaznia ka shënuar dy gola në pjesën e parë. Fillimisht Cicmil në minutën e 17’ dhe më pas Çinari në minutën e 31’ duke i dhënë siguri Vllaznisë. Edhe në pjesën e dytë Vllaznia është dominuese teksa realizon dy gola të tjerë me anë të Sefës në minutën e 65’ dhe Çinarit në minutën e 81’. Pas ndeshjes ndihmëstrajneri Ervis Kraja tha se kjo fitore është shpresdhënëse. Ka fituar Vllaznia por nga ana tjetër një fitore ka marrë edhe Bylis përballë Laçit me rezultatin 1-0 ndërsa Tërbuni ka humbur ndaj Teutës. Në këtë mënyrë shkodranët janë tashmë në vendin e parafundit me 8 pikë duke qenë sërish të rrezikuar për mbijetesën.