Gjetan Keta e humbi mundësinë për tu shpallur kampion interkontinental për peshat e super të mesme të federatës IBF.

Boksieri shqiptar u mund nga gjermani Vinsent Fejgenbuts që e fitoi duelin e zhvilluar në Karlsruher mbrëmjen e së shtunës. Gjithçka u vendos nga një nokaut në raundin e dytë, pikërisht kur Gjerman Keta po zhvillonte një sfidë të mirë. Goditja e fortë e kundërshtarit e shembi atë në ring. Gjetan Keta nuk humbiste prej 4 vitesh