Pas 5 orësh Forcat RENEA kanë bërë të mundur të nxjerrin nga humnera trupin e pajetë të Ruzhdi Hoxhës.

Trupi i Hoxhës u gjet sot në zonën e Dajtit, ndërsa ishte shpallur i zhdukur prej 15 ditësh. Terreni i vështirë ka bërë që RENEA të shkojë në zonë me mjete të posaçme për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të Hoxhës, që kishte filluar të dekompozohej.

Trupi i tij është zbuluar në zonën e Dajtit, në Qafë Mollë, me ndihmën e qenve të Institutit të Policisë dhe si autor akuzohet miku i tij, Ferdinant (Fredi) Rushi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Fillimisht është gjetur një xhup i gjakosur dhe më një shenjë plumbi që bëri policinë të thellonte hetimet që cuan deri në gjetjen e trupit të viktimës.

Policia po vijon për hetimet dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.