Pas shumë vitesh në hije udhëheqësi i izoluar i talibanëve në Afganistan ka bërë një dalje të rrallë publike të shtunën. Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ka vizituar një shkollë fetare në qytetin e Kandaharit.

Udhëheqësi suprem i talibanëve, Maëlaëi Haibatullah Akhundzada, nuk është shfaqur në publik që kur u bë lider i talibanëve në vitin 2016. Ai nuk ka bërë paraqitje edhe pasi lëvizja që udhëheq mori kontrollin e Afganistanit në muajin gusht, pas tërheqjes së forcave amerikane dhe vendeve tjera aleate.

Akhundzada gjatë vizitës së tij në medresenë Darul Uloom Haakimah, u lut për “dëshmorët” talibanë dhe i kërkoi Zotit që “të shpërblejë popullin e Afganistanit që luftoi pabesimtarët dhe shtypësit për 20 vjet”.

Ndërkohë mediat e huaja bëjnë me dije se dalja publike e liderit të talebaneve është bërë në kushte të larta sigurie. Në mediat sociale janë publikuar vetëm audio incizime të deklaratave të tij.

Gjatë fjalimit të tij 10-minutësh, Akhundzada u lut për zyrtarët që po kalojnë në “provën e madhe” të ndërtimit të “Emiratit Islamik të Afganistanit”.