Pas pesë dekadash, maturantët e vitit 1976 të shkollës “Jordan Misja” në Shkodër u ribashkuan edhe një herë në ambientet e shkollës. Takimi u shoqërua me emocione të forta, përqafime dhe kujtime të paharruara.Ish-nxënësit ndanë historitë e tyre, kujtuan vitet e shkollës, miqësitë dhe momentet që kanë mbetur të gjalla në memorien e tyre edhe pas 50 vitesh.

Pjesë e këtij ribashkimi ishin edhe mësues të asaj kohe, të cilët shprehën emocionet e veçanta për rikthimin mes ish-nxënësve të tyre.

Pas 50 vitesh, ky ribashkim riktheu emocione, kujtime dhe buzëqeshje të shumta. Ish-nxënësit u larguan me mall për vitet e shkollës dhe me dëshirën për t’u ritakuar sërish, duke dëshmuar se miqësitë dhe kujtimet e asaj kohe mbeten të gjalla pavarësisht kalimit të viteve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLEZHA, DESTINACION PËRTEJ DETIT
Artikulli tjetërDEBATI PËR MIRDITËN, REAGON DEPUTETI KADELI