Pas akuzave të drejtuesit politik për qarkun Shkodër, Helidon Bushati, që sipas të cilit Ilir Beqaj ka dhunuar hapur Kodin Zgjedhor ka reaguar ky i fundit përmes një postimi në FB ku shkruan:

I dashur Helidon, të falënderosh personelin mjekësor në kushtet që i është dashur të përballet prej një viti është minimumi i njërëzillëkut dhe mirënjohjes ndaj punës dhe përkushtimit të tyre. Jeni pikërisht ju që me pandeminë keni bërë prej një viti politikë, duke ndjellë vdekje e fatkeqësi , sepse ju nuk e pranoni dot që ne betejën e kemi vetëm me kohen në interes të shëndetit publik dhe jo për fushatë. Vaksinimin e nisëm dhe do ta vijojmë çdo ditë, jo në funksion të zgjedhjeve të 25 Prillit, por në interes të shëndetit të shqiptarëve. Unë po tě rrëfej që çdo ditë e sa herë të më jepet mundësia, nuk do resht se falenderuari bluzat e bardha, heronjtë tanë në këtë kohë pandemie. Nese falënderimi quhet presion, apo shfrytëzim të personelit shëndetësor për fushatë, atëherë do të duhet të dalësh sërish për të më ” demaskuar , sepse e kam për nder ta bëj.

POSTIMI I PLOTË