Trajneri Artan Kalaja i cili ditën e sotme bëri një deklaratë për sa i përket mosemërimit të tij si trajner i volejbollit për femra pas një periudhe disa mujore pune, është pasuar me një deklaratë të Sportklub Vllaznia.

DEKLARATA E PLOTË

Deklaratë e SK Vllaznia

Në lidhje me deklaratën e Artan Kalaja, në cilësinë e drejtuesit të SK Vllaznia, dua të sqaroj opinionin publik se:

SK Vllaznia si institucion në varësi të Bashkisë Shkodër në vazhdimësi ka falenderuar sportistët dhe trajnerët për punën e palodhur dhe rezultatet e tyre të arritura ndër vite në rang kombëtar e ndërkombëtar.

Në ekipet tona kanë drejtuar dhe drejtojnë trajnerë me kontratë pune dhe vullnetarë me të vetmin objektiv “rritjen e rezultateve dhe cilësisë sportive të sportistëve dhe ekipeve tona“.

Meqënëse për disa ekipe janë mbyllur aktivitetet sportive dhe sportistet do të kenë 2 muaj pushim, është e drejtë e SK Vllaznia dhe Bashkisë për të menduar dhe vepruar për organizimin e punës së ekipeve dhe trajnerëve për sezonin 2020-2021. Në këtë kuader veprimi bën pjesë edhe angazhimi i trajnerëve vullnetarë të cilët përzgjidhen nga trajneret me kontratë dhe miratohen nga Klubi.

SK Vllaznia duke patur parasysh CV e zotit Artan Kalaja ka pranuar propozimin e trajnerit Lisha për angazhimin e tij si trajner vullnetar dhe e ka falenderuar për kontributin e tij me ekipin e volejbollit të vajzave të rritura gjatë kësaj periudhe!

Diskutimet mbi organizimin e punës së SK Vllaznia dhe problemet e ngritura nga unë në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë pjesë e punës time të përditshme, diskutime këto që kan vend vetëm në strukturat përkatëse. Është e drejtë e strukturave të Bashkisë Shkodër të marrë vendime pavarsisht se mund të jenë me një këndvështrim dhe objektiv të ndryshëm nga ato të Z.  Artan Kalaja.

 

Me respekt

 

Mark Kroqi

Artikulli paraprakBASHA: RAMA ËSHTË KUNDËR PRONËS PRIVATE DHE PËRFITON NË KURRIZ TË PRONARËVE
Artikulli tjetërSHKODËR/ ARRESTOHET SHTETASI I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR